Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68-vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume