Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte në qendrën e paraburgimit, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume