Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti do të organizojë takim me mërgimtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkup, që siç ka njoftuar, takimi do të mbahet nga ora 19:30. Mexhiti ftoi mërgimtarët që të marrin pjesë.

“Të dashur mërgimtarë, Ju ftoj në bashkëbisedim vëllazëror në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (Te Arasta), nesër me fillim në ora 19:30. Ju mirëpres e shihemi nesër”, shkroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume