Më datë 21.07.2024 në ora 20.15 në SPB-Tetovë, personi D.J (33) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12.00 në rrugën ,,Ivo Ribar Lola” në Tetovë, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga S.T. nga Tetova, i cili i kishte dëmtuar edhe celularin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS