Arben Taravari nga VLEN sërish komentoi angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë nga BDI, për zgjidhjen e çështjes së legjitimitetit, ku si zgjidhje po shqyrtohet modeli belg dhe irlandez i ndarjes së territorit, përcjell TV21. Taravari thotë se BDI për 22 vjet në pushtet nuk e realizoi këtë, ndërsa thekson se nuk beson që më do të kthehet në pushtet.

“Unë vetëm nuk e di pse BDI-ja këtë ligj nuk e ka sjell për 22 vjet sa ka qenë në qeveri. Në parim për kështu ligje, na duhet konsensus më i gjere. Tash kur është BDI-ja në opozitë, s’besoj se më fiton zgjedhje, kurrë s’i ndodhë të fitojë zgjedhje”, tha Taravari për TV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume