Më datë 22.07.2024 në ora 12:30, zyrtarët policorë të NJP Gallatë e kanë privuar nga liria personin E.M.(44) nga Debreshi i Gostivarit duke vepruar pas një raportimi paraprak nga personi L.R.M. nda Gostivari se një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht dhe ishte përpjekuar që gjatë sulmit të përdorte një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.