Më datë 22.07.2024 në orën 13:00, një 64-vjeçar banor i një fshati të Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas raportimit, në maj të vitit 2024, përmes një rrjeti social, personi e ka mashtruar në një mënyrë që i ka kërkuar t’i dërgojë para në llogarinë e tij nga një i afërm i personit nga jashtë. Siç është raportuar, ai ka dërguar një fotografi të letërnjoftimit dhe një llogarie transaksioni, dhe më pas në dy raste në llogarinë e tij kanë arritur gjithsej 45.000 denarë, të cilat ia ka dhënë një burri në Shkup, pas së cilës i është bllokuar llogaria me të cilën ka komunikuar. Gjithashtu, sipas raportimit, dje në adresën e shtëpisë së tij ka marrë një letër nga një kompani financiare se i ka borxh një këst të një kredie të shpejtë, të cilën nuk e ka marrur asnjëherë dhe më pas ka kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS