Zbardhet vrasja në Debreshë të Gostivarit, tre persona janë privuar nga liria. Policët nga SPV Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15. Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi, është ngritur aksioni operativ “rrathët” për gjetjen dhe heqjen e lirisë së autorëve. Pas një kohe të shkurtër autorët janë privuar nga liria, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe jsnë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PThP kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume