Ish drejtori i NPK-së Tetovë,Nuredin Fetai sot me vendim të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është emëruar drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell TS.
“Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe regjionale – Shkup, nga detyra e drejtorit të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale – Shkup, të shkarkojë Kostadin Acevskin., dhe për drejtor të emëroj Nuredin Fetain” thuhet në vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Fetai gjatë kohës si drejtor i NPK-së Tetovë arriti të rikthej këtë ndërmarrje në binarët e saj pas shumë borxhe të trashëguara.
Tetova nga një qytet i mbeturinave, arriti për një kohë të shkurtër ti jep pamje tjetër Tetovës duke menaxhuar me mijra borxhe të trashëguara.
Fetai njihet edhe si një ndër faktorët kryesor të fitores së Lëvizjes BESA – VËEN -it në Tetovë gjegjësisht në Poroj dhe Xhepçisht.