Një grua në Hajvali ka njoftuar policinë se i dyshuari ia kishte marrë me veturën e tij djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike.

Siç bën të ditur policia në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume