Më datë 24.07.2024 në ora 23:50 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria personin O.F.(20) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës ,,Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS