Arben Fetai tha se ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme por shtoi se, e kanë thënë edhe gjatë fushatës se duhet pritur një periudhë 6 mujore deri në përmbylljen e procesit. Fetai tha se beson që në 6 mujorin e qeverisjes, Kryeministri Hristijan Mickosi do të gjejë modelin që do të krijonte zgjidhje për këtë.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi gjatë fushatës se për shkak të ndjeshmërisë së procesit duhet të kalohet një periudhë 3-6 mujore në mënyrë që të nisë dhe përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë besoj se brenda 6 muajve të parë të Qeverisë, kryeministri do të zbulojë modelin sipas të cilit do të gjindet zgjidhja për ndryshimet kushtetuese”, tha Fetai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume