Talenti i futbollit Florim Asani, i dalur nga shkolla e Shkëndijës, është transferuar te ekipi i Arsimit nga Çegrani.

Asani është 19-vjeçar, luan si mesfushor i fundit por që sipas nevojës mund të vendoset edhe si sulmues krahu. Me potencialin që posedon ai do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Arsimit.

Ndryshe, Asani rrjedh nga një familje futbollistësh pasi babai i tij Qamil Asani gjatë viteve ’90 ishte pjesë e kuqezinjve të Shkëndijës.