Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti thotë se përveç se nuk respektohet dygjuhësia në njoftimet e Kuvend, nuk respektohet as koha e njoftimit, pasi deputetët thirren sot për sot.

“Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të paktën tregoni dinjitet dhe nëse nuk keni kapacitet që të menaxhoni atëherë jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më! Erdhi ndryshimi bashkë me zullumin!”, ka shkruar Bexheti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume