Policia e Shqipërisë njofton se sot në Tropojë rreth orës 17:10, një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

“Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës. Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Është kërkuar ndihma e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“Një ekip e ShKShMK sapo ka filluar një operacion të ndërlikuar të Kërkim-Shpëtimit në zonën e Valbonës. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume