Në kuadër të “Javës Kulturore “që tradicionalisht mbahet në Sllatinë në bashkëveprim edhe me Klubin Vëllazërimi, sonte në mbrëmje do të zhvillohet një ndeshje me mërgimtarët tanë në stadiumin e Komunës së Tearcës informon Tetovasot.
Klubi Vëllazërimi edhe oficialisht nis me përgatitjet për stinorin e ri në Ligën e Tretë Perëndim.Ata në vitin e parë të garimit bënë një.punë briliante duke u shpallur kampion.
Kryetari i Klubit Nazim Limani tha se në ndeshjen e sotme mes Vëllazërimit dhe mërgimtarëve tregohet edhe njëherë respekti i madh ndaj tyre sepse janë ata që mbajnë gjallë shumë aktivitete përmes ndihmave të gjithanshme përfshirë edhe mbështetjen e madhe të klubit .
Në javën kulturore në Sllatinë janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përfshirë garat në motocross, ping-pong,shah etj.
Java Kulturore nisi me homazhe për dëshmorët e luftës së 2001 dhe pritet të përfundojë me një darkë solemne me shumë të ftuar.Tetovasot