Është arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se e ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 30.07.2024 – 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, të cilin e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë – thikë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume