Më datë 30.07.2024 në ora 16:00 në SPB-Tetovë, një 50 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi H.I.  (32) nga rrethina e Tetovës për shumën prej 23.000 euro.  Sipas raportit, gjatë muajit shkurt H.I.  e ka mashtruar dhe me të ka lidhur marrëveshje për shitblerje të patundshmërisë në Tetovë me sipërfaqe të përgjithshme rreth 11.000 metra katrorë, e cila ishte në pronësi të personave të tjerë.  Janë marrë masat për zbardhjen e rastit. TS