Më datë 01.08.2024, në ora 04:50, punonjësit e policisë nga NjP Gallatë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “rrezikimi i sigurisë” në Debreshë të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin Sh.L (21) me vendbanim në Debresh.  Ai ishte raportuar nga nëna e tij se ai sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kërcënonte.  Ai është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume