Në Aeroportin e Shkupit, ka ndodhur një incident, i cili duket se po merr përmasat e një skandali ndër-shtetëror.

Presidentes Vjosa Osmani iu mor pavullnetshëm çanta nga pala maqedonase në aeroport, ndërsa telefonin nuk ua dorëzoi Presidentja.

Gazetari Valon Syla ka dhënë se ky është një skandal, dhe se diplomacia e shtetit të Kosovës duhet të reagoj sa më parë.

“Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë” – ka thënë Syla në Pressing.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume