Më datë 01.08.2024, në orën 16:10 në Tetovë, një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ka raportuar se rreth orës 14:00 në shtëpinë e tyre familjare ka ardhur i fejuari i saj A.A. nga Tetova së bashku me nënën e tij dhe pas një debati verbal lidhur me prishjen e fejesës, A.A. është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume