Policia në aksion në një lokal nate në Tetovë, janë gjetur 8 shtetas të huaj dhe dy shtetase maqedone

Me datë 05.08.2024, në periudhën nga ora 01:00 deri në ora 02:30, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer kontroll në një lokal nate në rrugën ,,Iliria” në Tetovo, në pronësi të H.A. nga Tetova. Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur tetë shtetas të huaj dhe dy shtetase maqedonase duke i argëtuar mysafirët, nga të cilët L.M. (32) nga Republika e Serbisë nuk ka pasur vendbanim të rregulluar. Ajo është arrestuar dhe mbajtur në komisariat për veprime të mëtejshme. TS