Ngjarje të tmerrshme janë pa nga ky spital. Kufoma duke u bartur me batanije, gra shtatëzana duke ecur shkallëve, pleq e plaka, fëmijë, njerëz të sëmurë të pa lëvizshëm.

Nga sot nuk do ti shiheni më. Me vite të tëra janë premtuar se do të ndërrohen, por edhe kësaj i erdhi dita. Vetëm pas një muaji, Arben Taravari si ministër i Shëndetësisë e bëri që ky ankth, këto ngjarje të tmerrshme të jenë të kaluara dhe mos përsëritën më.

Sot kur ne flasim, instalohen, montohen ashensorët e rinj dhe ky problem disa vjeçar përfundoi bashkë me dhimbjet e shumë qytetarëve. Edhe ministri Taravari mbrëm tha se problemit shumë vjçar i erdhi fundi.

Montimin e ashensorëve të rinj e kanë përshëndetur edhe tetovarët duke falemendetuar ministrin Arben Taravari.