Më datë 07.08.2024, në ora 14:50 në DPB-Gostivarit është raportuar se në udhëkryqin në mes të rrugës ,,Bregu Vllazërim-Bashkimi# dhe rrugës ,,Pançe Poposki” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës ,,Ford” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga E.D. (30) nga Balindolli i Gostivarit dhe një motoçikletë ,,Yamaha” me shenja regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga J.I. (36) nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjer i mitur në motoçikletë, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën mjekësore në Gostivar. Kontroll në vendin e aksidentit është bërë nga ekipi i DPB-Gostivar.TS