Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot kanë vizituar Shkollën Fillore „Naum Ohridski” në f.Bullaçan, ku po ndërtohet sallë e re sportive.Bëhet fjalë për investim të komunës në vlerë prej 26 milionë denarë, i cili aktualisht është gjysmë i realizuar, gjegjësisht është ndërtuar karabina me sipërfaqe prej 543 metrash katrorë dhe po intensifikohen aktivitetet me qëllim që të rinjtë e këtij vendbanimitë bëhen sa më shpejt me objekt bashkëkohorë për arsim fizik, sport dhe rekreacion.
„Atë që Qeveriae kaluar dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës nuk e realizuan, as nuk e panë nevojën për të investuar këtu, edhe pse brezat e rinj, për fat të keq, nuk kishin objekt ku të mund të realizonin orët e arsimit fizik, të luanin sport dhe të argëtoheshin, e zgjidh kryetari aktual dhe vetëqeverisja lokale.I përgëzoj komunën dhe qytetarët dhe i uroj edhe më shumë dhe investime edhe më të mëdha në të ardhmen”, theksoi Janevska.
Kryetari Stefkovski theksoi se komuna seriozisht i përkushtohet të rinjve, duke investuar vazhdimisht në kushte më të mira mësimore.Siç informoi ai, salla sportive në shkollën në Bullaçan do të jetë plotësisht gati deri në fund të vitit, ndërsa në të ardhmen janë planifikuar një sërë investimesh të tjera, me të cilat çdo nxënës do të ketë kushte të barabarta dhe cilësore për arsimim.