Me datë 08.08.2024 në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga L.B. (34) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit se së bashku me F.M. babait të tij G.B. në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash me hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës. Siç raportohet, pasi L.B. ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante. I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të përpilohet parashtresë përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume