Me datë 09.08.2024 në ora 02:20 në SPB-Tetovë është raportuar se është djegur vetura ,,Mercedes” me targa kombëtare zvicerane në pronësi të personit L.R. (32) nga Poroi i Tetovës, e cila ka qenë e parkuar në oborrin e një subjekti juridik në Poroj të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i njësitit zjarrfikës territorial të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin ku në afërsi është gjetur një shishe me lëng të ndezshëm. Rasti është duke u zbardhur.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume