Në Pallçisht të Poshtëm, arrestohet 44 vjeçari për sjellje agresive në familje, u kërkonte edhe para

Më 09.08.2024, në ora 14:35 në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, punonjësit policorë të NjP Kamnjan, kanë privuar nga liria personin B.M (44). i cili në orën 12 e 40 minuta nga vajza e tij 20 vjeçare është denoncuar në SPB Tetovë se është sjellë në mënyrë agresive me të dhe anëtarët e tjerë të familjes, duke u kërkuar para dhe duke i kërcënuar. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS