Rrahu gruan bashkë me vajzën e tij të mitur, arrestohet 37 vjeçari në Gostivar
Më datë 09.08.2024, në ora 22:15, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në afërsi të parkut të qytetit në Gostivar e kanë privuar nga liria personin A.S (37) nga Gostivari. Ai është raportuar nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare nga Gostivari se rreth orës 22:30 në parkun e qytetit në Gostivar e ka sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e tyre të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS