Me datën 09.08.2024, në ora 13:40, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Bërvenicë, më konkretisht, përballë një objekti hotelierik para hyrjes në fshat, ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjetit të pasagjerëve ,,Passat” me shenja regjistrimi të Tetovës i drejtuar nga A.K (56) nga Reçica e Madhe, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga B.Z (36) nga fshati Zhelinë dhe një automjet “Mercedes” me targa të huaja e drejtuar nga M.K. (38) nga fshati Bogovinë. në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar Z.R.(52) dhe një fëmijë i mitur të dy nga Zhelina pasagjer në automjetin “Mercedes”. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues i SPB- Tetovë.TS