Një person nga Haraçina kanosur me armë në një lokal hotelierik përgjatë magjistrales Tetovë – Gostivar

Më datë 10.08.2024, në ora 04:45, personi M.S. (38) nga Gostivari ka raportuar se në një objekt hotelierik përgjatë magjistrales Tetovë – Gostivar në afërsi të kryqëzimit të Negotinës, personi R.A. nga Haraçina e Shkupit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua dhe ishin mysafirë në lokal, në një moment kanë dalë në oborr dhe më pas është kthyer dhe i ka kanosur me armë të pranishmit, me çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS