Chermen Valiev në histori. Shqipëria fiton medaljen e parë olimpike në historinë e pjesëmarrjeve të saj.

Mundësi i natyralizuar si Shqiptar arriti të mposhtë 6-2 Viktor Rassadin nga Taxhikistani.

Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga uzbekistanasi Zhamalov, por mundësi shquptar ishte në garë ditën e shtunë për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë, duke sjellë medaljen e parë historike.

Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran.

Por, rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e dielë Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume