Një qytetar që punon si kamarier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri, ka ndarë një histori që i ka bërë shumë përshtypje.

Sot në mëngjes, ai gjeti një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur, njofton JOQ Albania.

Klienti ka lënë pagesën 100 euro së bashku me një letër falënderimi për ambientin e këndshëm.

Kamarieri, i prekur nga ky gjest, kërkon të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume