Me datë 12.08.2024 në ora 20:45 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personat B.Sh (30) nga Debreshi i Gostivarit dhe M.E.(29) nga Negotina e Gostivarit, për arsye se rreth orës 20:00 në një qendër tregtare në Gostivar kanë sulmuar fizikisht personin A.A. (36) nga Gostivari, pas një debati verbal që kishte ndodhur në mes bashkëshortes së tij dhe një gruaje tjetër. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume