Sulmoi fizikisht ish bashkëshorten dhe mbesën e saj, arrestohet 59 vjeçari nga Tetova
Me datë 12.08.2024 në ora 13:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.C.(59) nga Tetova, i cili është raportuar nga ish-bashkëshortja 54-vjeçare dhe mbesa e saj 31-vjeçare se ai i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.