Sot në orët e mëngjesit është djegur vetura e ish zv.drejtorit të Doganës, Irfan Buçit. Siç mëson portali TS, vetura është djegur nga persona të panjohur. Irfan Buçi ka qenë zv/drejtor i daganave si kuadër i BDI-së, më pas kaloi në LD-në e Mexhitit.
Irfan Buçi siç mëson TS, kohën e fundit ka pasur përplasje edhe me Izet Mexhitin dhe ka qenë edhe kundër ndarjes së pushtetit jo të drejtë nga Izet Mexhiti dhe njerëzit e afërt të Mexhitit.
Ekipet e policisë dhe hetuesisë po merren me zbardhjen e rastit, nga Irfan Buçi nuk ka reaguar deri tani./TS/