Pas Tetovës dhe Gostivarit, kanë nisur edhe mosmarrëveshjet në LD-në dega Çair. Portali TS mëson ekskluzivisht se themeluesi i LD-së, Irfan Buçi ish/zv/drejtori i doganave ka pasur përplasje me liderin Izet Mexhiti shkak i emërimeve të drejtorëve duke anashkaluar mbi ata që ia sollën fitoren.
Ifan Buçi siç mëson TS, është larguar nga LD-ja, por ende nuk e ka bërë zyrtare.
Pas lajmit të publikuar në portalin TS se ka përplasje në LD-në e Çairit, njerëzit e afërt të Izet Mexhitit kanë tentuar që këto përplasje ti mbulojnë me fotografi të vjetëra.
Një fotografi e postuar sot nga i afërti i Mexhitit shihet Irfan Buçi dhe Izet Mexhiti, por e njejta fotografi është publikuar me 13 Gusht të vitit 2023 ndërsa e njeta fotografi postohet sot me 13 Gusht 2024 për të demonstruar bashkim.
Ndryshe sot, portali TS publikoi një lajm se është djegur vetura e Irfan Buçit, që ende nuk dihen arsyet, policia dhe prokuroria po merren me zbardhjen e rastit.
Për këto zhvillime nuk është prononcuar ish zv/drejtori i Doganave, Irfan Buçi./TS/