Me datë 14.08.2024 në ora 08:40 në Zhelinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP-Grupçin kanë privuar nga liria personin S.A.(24) nga Zhelina. Ai më datë 09.08.2024, në një rrugë lokale në Zhelinë, ka zbritur nga mjeti tip ,,Volkswagen Polo” me të cilin udhëtonte, ka hedhur pesë pako me marijuanë dhe është larguar nga vendi. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume