Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë natës në Fier.

Policia njofton se një 31-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar, ende të paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume