Arrestohen për marihuanë disa persona në Tetovë
Më datë 15.08.2024 në ora 22:50, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.A(24), S.K.(26) dhe M.M.(27), të gjithë nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me shenja regjistrimi të Tetovës, me të cilin ishin transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.TS