Më datë 16.08.2024, në ora 01:35, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Fsh. Jazhincë, në fshatin Prshevcë të Tetovës, një motoçikletë ,,yamaha” me shenja regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga E.P. (31) nga fshati Dobrosht, ka goditur një kafshë shtëpiake në pronësi të A.J. Nga aksidenti motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstastuara në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi inspektues nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.Ts

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume