Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.

Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

“Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha Reza.

Paraprakisht, Reka deklaroi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Mësohet se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume