Bjellorusia ka shtuar kontrollet e saj në kufirin me Ukrainën pas rrëzimit të dronëve ukrainas.

Këtë e deklaroi sot presidenti Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë së Vladimir Putinit, sipas mediave ruse.

“Pas incidenteve me këta drone, ne kemi forcuar kontrollin në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Për më tepër, ne kemi vendosur njësi shtesë ushtarake në zonë,” tha Lukashenko gjatë një takimi sigurie, siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Javën e kaluar, Lukashenko tha se Bjellorusia ka kapur disa dronë luftarakë të dyshuar ukrainas në territorin e saj, ndërsa disa prej tyre janë shkatërruar nga forcat ruse në hapësirën ajrore ruse.

Presidenti bjellorus i cilësoi këto incidente si provokime, duke paralajmëruar se nuk do të “mbesin pa përgjigje”.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin tha se Lukashenko kishte urdhëruar forcimin e dislokimeve të trupave në drejtimet taktike Gomel dhe Mazyr në Bjellorusinë jugore, ku vendi kufizohet me Ukrainën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume