Më datë 15.08.2024 rreth orës 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në atarin e fshatit Sllatinë të Tetovës ka shpërthyer zjarr i cili është përhapur dhe ka përfshirë një hambar në pronësi të F.R (35) nga fshati Sllatinë ku janë djegur dy kafaza pëllumbash dhe një shtëpizë me një qen. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes, ndërsa nga ekipi inspektues i SPB Tetovë ka kryer kontroll të vendit. TS