Më datë 17.08.2024 në ora 07.15 në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar, në afërsi të daljes për në Kamnjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.H (24) nga fshati Radishani i Shkupit dhe automjeti ngarkues ,,Fiat” me shenja regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga E.H (51) nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar M.T. (22) nga Radishani, pasagjer në veturën “BMW”, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.