Kapela ngjyrë kafe e veshur nga Harrison Ford në pjesën e dytë të serisë së filmave “Indiana Jones” është shitur në ankand për 630,000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Propstore.

Arkeologu ikonë u shfaq me kapelën Fedora në filmin e vitit 1984 ‘Indiana Jones and the Temple of Doom’ dhe është veshur gjithashtu nga Dean Ferradini që e zotëronte atë.

Sipas shtëpisë, vlerësimi fillestar ishte midis 250,000 dhe 500,000 dollarë.

Ndër artikujt e shitur gjithashtu në ankand ishte helmeta e bardhë e përdorur në filmin e Star Wars të vitit 1983 ‘Kthimi i Jedi’, i cili arriti në 315,000 dollarë, ndërsa një kostum i veshur nga kasti i filmit ‘Scream’ i vitit 1996 shkoi për 270,900 dollarë, siç raportohet nga AP.