Me datë 22.08.2024 në ora 01:10 në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria E.B (31) nga fshati Sllatinë, Tetovë. Ai u dënua me gjashtë vjet burg për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “grabitje e rëndë”, “shantazh”, “rrezikim i sigurisë gjatë dhunës në familje” dhe “rrezikim i sigurisë së qarkullimit rrugor”, si dhe kërkohej me urdhër për veprat penale, urdhër nga IEVP-Institucioni korrektues i Burgut Idrizovë për arratisje nga institucioni. Personi është dërguar në Burgun Idrizovë për të vuajtur dy vjet e gjashtë muaj nga dënimi.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume