Sulmet ruse me dron vranë dy civilë dhe plagosën një të tretë të enjten në rajonin Sumy të Ukrainës, në kufirin me Rusinë, tha administrata rajonale në një deklaratë.
Rajoni Sumy është fqinj me rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase kanë kryer një inkursion që nga fillimi i këtij muaji, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.
Rusia kishte nisur agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt 2022.