Me datë 23.08.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.T. (67) nga Tetova dhe D.P. (63) nga Lukovica e Tetovës. Sipas kallëzimit, për shkak të keqkuptimeve të ndërsjella familjare, mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike, në të cilën T.T. ka përdorur edhe një objekt të fortë. Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas zbardhjes së rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume