Policia u gjeti kokainë, arrestohen tre persona në Gostivar
Më datë 23.08.2024 në ora 19:45 në stacionin e pagesës Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në Gostivar kanë privuar nga liria K.P. (35) nga Velesi, N.A (19) nga Shkupi dhe A.I. (21) nga Shkupi pasi te K.P. u gjet kokainë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.TS